E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerim Xhemaili, Parma destinacioni i riMesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, ka arritur një marrëveshje me Parmën

Telenovela më në fund është zgjidhur me një fund të lumtur. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, ka arritur një marrëveshje me Parmën, skuadër në të cilën do të luajë në formë huazimi për 1 sezon me opsionin e nënshkrimit të kontratës pas një viti. Për një vit huazimi Torino do të përfitojë 1 milionë euro, ndërsa nëse vitin e ardhshëm 24-vjeçari do të firmosë përfundimisht për Parmën atëherë Torino do të përfitojë 3,5 milionë euro. Për Xhemailin, i cili mbërriti në Itali nga Boltoni, kishin shprehur më parë interesim edhe Milani e Juventusi.

E Hene, 31 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›