Blerina Kllokoqi- Rugova, shkon mirë me vjehrrën

Stilistja Blerina Kllokoqi- Rugova, e reja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, flet për të vejën e Rugovës, vjehrrën e saj me fjalët më të mira.
“Është e jashtëzakonshme të kesh pranë një zonjë, e cila ka një pasuri të madhe shpirtërore”, ka thënë Blerina për Mapon.
Sipas saj, komunikimi me vjehrrën është i lehtë.
“Komunikimi me të është kënaqësi pafund. Marrëdhënia jonë është e ndërsjellë dhe zhvillohet mbi këto parime”, ka rrëfyer ajo./Indeksonline./