E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida, sërish ndryshe

Jonida Maliqi, përveç se me projekte muzikore, prej gati dy vitesh është e angazhuar si familjare, ku kohën më të madhe ia kushton rritjes së djalit, Danit. Por, mes gjithë këtyre angazhimeve, ajo gjen kohën për të sjellë surpriza edhe në muzikë, duke u shfaqur gjithmonë me një stil të freskët.

"Surpriza e radhës për të gjithë fansat e mi, do të jetë një klip i ri! Së shpejti do të më shihni ndryshe me, Dj Blunt dhe Real 1, por nuk do të them detajet rreth këtij bashkëpunimi,'' ka bërë të ditur Jonida për mediat shqiptare.

Jashtë muzikës, ajo planifikon hapjen e një dyqani të ri, i cili do të jetë në zonën e ish Bllokut në Tiranë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›