E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerje e shfrenuar votash në Shqipëri përpara zgjedhjeve

blerje votashNjë organizatë thotë se ka pasur raportime të shumta për votues, të cilëve iu është ofruar para, mallra apo shërbime në shkëmbim të votës së tyre në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit

Nga Besar Likmeta, BIRN

Përgjatë fushatës ne kemi vënë re më shumë para të hedhura në garë nga partitë politike për të siguruar suksesin zgjedhor, thotë Aranita Brahaj, koordinatore projekti e ZaLart, një faqe në internet ky synohet të mblidhen raportime të qytetarëve për blerje votash.

Kjo mund të shihet nga posterat dhe banerat gjigandë që kanë mbuluar vendin, por edhe nga raportime që vijnë nga qytetarët e thjeshtë, të cilëve iu janë afruar para në shkëmbim të votës së tyre, ose tek votuesit e rinj, të cilëve iu ofrohen festa apo ekskursione nga kandidatët, që të fitojnë mbështetjen e tyre, shton ajo.

Brahaj thotë se veçanërisht shqetësuese janë përpjekjet për të blerë vota nga disa prej komuniteteve më vulnerabil në Shqipëri si romët.

Ajo po ashtu thekson presionin nga qeveria mbi administratën publike për të marrë pjesë në mitingjet elektorale.

Nuk ka vetëm presion mbi administratën për të marrë pjesë në mitingje, por edhe makinat dhe asetet e tjera përdoren për të shpërndarë materiale propagandistike për fushatë, thotë Brahaj.

Shqipëria ka një historik të gjatë votimesh të kontestuara, që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009 shkaktuan një krizë politike mes demokratëve në pushtet dhe socialistëve në opozitë, krizë që ndjehet akoma sot.

Zgjedhjet e 23 qershorit shihen si një test lakmusi për elitën politike të Tiranës për të avancuar synimet e goditura për integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›