Qindra të rinj i bashkohen FRESSH, Majko: Ju, motori i fitores së zgjedhjeve më 23 qershor
Mbrëmë në një aktivitet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial me qindra te rinj i jane bashkuar FRESSH në njësinë 5. Mes muzikës dhe politikës, deputeti i Partise Socialiste të njësisë 5 dhe njëkohësisht i pari i listën së qarkut në Tiranë, Pandeli Majko, u është drejtuar të rinjve të FRESSH për të udhëhequr Partinë Socialiste drejt fitores së 23 qershorit.
Majko u shpreh i bindur se kjo fitore do vijë me të rinjtë dhe për të rinjtë. Majko gjithashtu foli për rëndësinë e qarkut Tiranë si motor i fitores së socialisteve në të gjithë Shqipërinë. Majko nuk la pa përmendur njësinë 5 ku sipas tij, nis shpresa për fitoren e madhe të socialisteve shqiptare.
Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali foli për rolin e jashtëzakonshëm që luajnë të rinjtë e FRESSH në organizimin, frymën dhe fitoren e Partisë Socialiste. Ajo tha se të rinjtë duhet të marrin vendin që u takon në hapësirën politike shqiptare për ta ndryshuar atë përfundimisht.
Spiropali gjithashtu tha se Rilindja nuk është slogan, por ide, vizion, ëndërr, që buron nga burrat e gratë e Rilindjes së më shumë se një shekulli më parë që Shqipërinë e donin më shumë së veten dhe të cilët i paraprinë konsolidimit të vetëdijes kombtare dhe shtetit shqiptar. Ne kemi të njëjtën ëndërr, një Shqipëri me rrënjët thëllë në tokën tonë të begatë, dhe me fytyrë nga Europa. Ne Shqipërinë e duam për ti dhënë dhe jo për ti marrë.