Blerjet online në kohë pandemie , 550 pako në muaj tërhiqen në filialin e Postës Gjirokastër

Pandemia bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë në industrinë online, një trend disi i panjohur për shqiptarët, por që u përshtatën shpejt me këtë treg. Sipas të dhënave në Drejtorinë Rajonale të Postës Shqiptare Gjirokastër, ky vit shënoi numrin më të lartë të këtij shërbimi. Në një statistikë të përgjithshme numri i porosive online, vetëm për muajin nëntor i kaloj 550. Gjatë pandemisë, fokusi ka qenë te veshjet dhe produktet elektronike, ndërsa aktualisht , të gjitha kërkesat e muajit dhjetor ,janë për dhuratat e fundvitit .
“Ky vit shënoi edhe numrin më të lartë të blerjeve online. Thuajse shërbimet e postës janë fokusuar në këtë treg, që është bërë i domosdoshëm për shkak të pandemisë, e cila sjellë edhe shmangien e kontakteve në dyqane. Çdo muaj kemi një shpërndarje të rreth 550 pakove, që përkojnë me blerjet online.Në mes të muajit dhjetor, kemi një rritje prej 80 % të shërbimeve online, pjesën më të lartë e kanë sërish blerjet. Periudha e festave ka rritur ndjeshëm këto të fundit”, shprehet Gentjan Sala. specialist I shërbimeve pranë Postës Gjirokastër
Nga ana tjetër Posta Shqiptare, nisur edhe nga situate e pandemisë, vijon shërbimin për shpërndarjen e pensioneve në banesa , duke shmangur në këtë mënyrë, daljet e të moshuarve apo rradhët pranë pikave të shërbimit .