Blero fillon turneun

Me Lipjanin që është ndalesa tij e parë, Blero e fillon turneun e sivjetëm verorë, për të kënaqur fansat e tij, në vende të ndryshme.
Ylli i hitit “Një moment” këngë të cilën e ka lansuar së fundmi me këngëtaren Maria, do të jetë me BleroEntTour pranë fansave vendor e poashtu edhe bashkëartdhetarëve, të cilët në numër të shtuar gjenden në Kosovë.
“Ju e dini si e bëjmë ne” ka shkruar Blero në profilin e tij në Facebook, duke aluduar në këngët, përformancën e mbase edhe në surprizat që do ti sjellë publikut.
Ndryshe, ditë më parë, Blero ka postuar një fotografi të gruas së tij, aktores Teuta Krasniqi dhe vajzës Tiara, të cilat duken të relaksuara pranë pishinës./Indeksonline/