Është ringjallur Diana?

Në posterin zyrtarë, që tregon se filmi për princeshën e ndjerë Diana, do të lansohet së shpejti, duket sikur Lady D është ringjallur.
Aktorja Naomi Watts, e cila e përsonifikon të ashtuquajturën ‘princeshë të njerëzve’ gjason shumë me Dianën. Duke filluar prej flokëve, grimit, qëndrimit të turpshëm e poashtu edhe disa rrudhave ne pjesën e buzëve.
44 vjeqarja Watts, thotë se ka kaluar kohë të gjatë me shoqëri dhe familjarë të Dianës, për të mësuar më shumë rreth jetës së saj, e në këtë mënyrë, të ketë më të lehtë përsonifikimin e princeshës e cila vdiq të aksident rrugorë, në rrethana ende të paqarta.
Data e lansimit të filmit, do të jetë në fillim të shtatorit për kinematë Europiane, ndërsa për vendet tjera si ShBA-të nuk ka ndonjë datë konkrete./Indekonline/