E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bletari “Bulica”, agroturizmi i kushtuar bletarisë dhe apiterapisë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Bletarë të vjetër e të rinj në këtë sektor po mbështeten çdo vit e më shumë përmes programeve të qeverisë, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin.

Në bletarinë “Bulica”, Kadriu ka shndërruar pasionin e tij për t’i shërbyer bletëve në një model suksesi dhe burim të qëndrueshëm të ardhurash, duke mbarështuar rreth 350 koshere bletësh në 4 parqe të posaçme.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot historinë e Kadriut, që ia ka trashëguar këtë pasion dhe profesion djalit të tij, Julit, i cili prej 15 vitesh ka zhvilluar më tej këtë traditë familjare.

Sot, ata prodhojnë një gamë të gjerë produktesh cilësore ‘Made in Albania”, duke përfshirë mjaltin, polenin, qumështin e bletëve dhe propolisin.

Për të zhvilluar më tej biznesin e tyre familjar, Kadriu dhe Juli synojnë të ndërtojnë një agroturizëm kushtuar bletarisë dhe apiterapisë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›