IRAN – Araghchi: Po punojmë për të kapërcyer tensionet me Perëndimin

TEHERAN, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po planifikon një afrim me Perëndimin përballë sanksioneve ndërkombëtare dhe izolimit politik.
”Ministria jonë do të punojë për të kapërcyer tensionet me Uashingtonin dhe për të rivendosur marrëdhëniet me vendet evropiane”, theksoi diplomati 61-vjeçar.
Megjithatë, ai i bëri thirrje Perëndimit që ”të braktisë pozitën e tij armiqësore për të punuar drejt rijetësimit të marrëveshjes bërthamore të Vjenës të vitit 2015”.
Araghchi bëri një karrierë si ambasador në Finlandë dhe Japoni.
Më vonë ai shërbeu si zëvendësministër i Jashtëm nën ish-presidentin, Hassan Rowhani dhe luajti një rol kyç në negociatat bërthamore.
Ai shihet si mbështetës i marrëdhënieve më të mira me Perëndimin dhe i dialogut të drejtpërdrejtë.
Kritikët kanë ulur pritshmëritë e diplomatit, i cili ka të ngjarë të vazhdojë të mbështesë grupet militante të Iranit në luftën kundër rivalit të tyre të gjatë, Izraelit./ /os/