E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Blindohet" Selaniku për Panairin e 78 Ndërkombëtar

Qyteti i Selanikut në Greqi është blinduar me rastin e çeljes së Panairit të 78 Ndërkombëtar, që është bërë tashmë traditë shumëvjecare në këtë qytet. 

Për ruajtjen e sigurisë ndodhen në Selanik rreth 4 500 forca policie, shumica të ardhura edhe nga Athina, forca speciale dhe helikopterë që do të monitorojnë protestat nga ajri.

Panairi do të përurohet nga Kryeministri grek Antonis Samaras, i cili me këtë rast do të mbajë edhe një fjalim. Samaras pritet t’iu referohet arritjeve të deritanishme të qeverisë dhe rrugës së mëtejshme për daljen e vendit nga kriza, ndërsa do të akuzojë opozitën kryesore për qëndrimet që po mban. 

Krahas kryeministrit, në Selanik do të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras i cili do të jetë në krye të protestave që pritet të zhvillohen. Pasdite, Tsipras do të vizitojë godinën e ET3, ku do të japë intervistë për programin që përgatisin punonjësit e pushuar nga puna.

Nesër Panairin e Selanikut do ta vizitojë kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, ndërsa gjatë javës do të jenë aty krerët e partive politike greke. Të gjithë, përveç veprimtarive të tjera politike në Selanik, do të japin edhe konferenca për shtyp. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›