E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blini një medalje dhe për Vollfarthin!

Artan-Mullaj

Nga Artan Mullaj

Tre janë shqiptarët që kanë fituar medalje ndërkombëtare javët e fundit. Më parë Kreshnik Spahiu, me një vrull personazhi apatik,në shtetin e New Yorkut dhe më pas, Fahri Balliu dhe Lulëzim Basha. Tituj befasues, të dhëna nga Amerika dhe Anglia, që të mbajnë frymën. Të tre, si yje të ndezur befas në qiellin e natës së shqiptarëve, shndritën njëherësh:  Edhe Kreshniku, edhe Balliu, edhe Lulëzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, personazhe  të spikatur, të tre  shkelën ndruajtur virgjërinë medalimit,  duke qënë se ishin të parët, dhe ndoshta të fundit, të vlerësuar në këtë farë feje e në këtë farë dhimbjeje të madhështisë.

Medalja amerikane e Spahiut është harruar qyshkur, kurse Fahri Balliu e ka marrë me shumë qejf këtë përnderim nga një shoqatë e largët hebraike Shabad. Nuk ka faj dhe nuk është pak! Medalja e largët për Balliun, Integriteti në gazetari, dhënë një gazetari pa integritet, edhe për shkak të paqartësisë së motivacionit,  të kujton  gati me dhunë dilemën për jashtëtokësorët,  janë apo sjanë.

Lulëzim Basha, qershia mbi tortën e pavarësisë  së dhënies së këtyre titujve ndërkombëtarë, i udhëheq dy të parët me dinamikën elektorale të propogandës që bën . Qytetar i lirë i Londrës! E para që të shkon në mëndje është pyetja, a e ka pas marrë edhe legjendari Robin Hud të njëjtin titull, apo radha për të ka qënë e gjatë sin ë doganën e Kapshticës.  E dyta, a është ky nje vlerësim simbolik? Mos ka ndonjë  vlerë simbolike si psh  psh, legjenda e fëmijës që urinon në Bruksel, si shpëtimtar i qyteti? Apo ky titull lordësh e baronësh shkon  tutje tejpërtej?

Ka apo ska ngarkesë simbolike, Basha është i pari në këtë histori dhe  i pari gjithashtu në këtë virgjëri. Kjo, jo thjesht se ai  është shqiptari i parë në histori që merr këtë medalje në mes të baronëve të Londrës,  por edhe sepse ka provokuar ndjeshmëri dhe orgazma shpirtërore të paprovuara tek adhuruesit  e tij,  ndërsa me modestinë e një Krajli, ka shkulur vendit zemrën e tij për popullin e Tiranës. Medaljen e shenjtë, me të cilën u përnderua dhe përfaqësua, ja kaloi atë si një shenjt manastiri manastirit të tij, që në këtë rast është Bashkia e Tiranës. Ku është parë një rast bujarie a vetflijimi krenarie të tillë, që do i ngrinte mornica në trup edhe nënë Terezës?

Këtë bujari nuk e zbeh dot as fakti që  medalja për Bashën është e paqartë si pejsazhi i një pylli mes një tornadoje! Vetë Basha e di se ajo nuk ka motiv. Vlerësim për cfarë? Vlerësim për kë? Një copë brumi nuk mund të jetë as bukë as byrek, nëse nuk punohet paraprakisht. Këtu nuk flasim për shije, por për formë. Mirëpo këtu qëndron mbrekullia e telepatisë. Edhe pse një copë brumë mbas dy vitesh qeverisjeje të Tiranës, që e ka cqeverisur, e ka bërë më të shëmtuar, më të amortizuar, më të ndotur, ky merr kot më kot një medalje, pastaj merr edhe flakë, që të duket si shenjt, duke ja falur atë qytetarëve. Kjo është si ti bjerë llotaria dikujt që nuk luan llotari por shet byreqe në rrugë.   Të vlerësosh pikërisht sepse nuk vlen, kjo është medalja më e madhe që mund të marrë dikush. Mbrekullinë  e kësaj po e shijon sot sheshit kryebashkiaku dështak i Tiranës, që fitore më të mëdha në jetën bashkiake ka tortën e Pavarësisë dhe zhurmën e bërë me dashin dhe për dashin Kurban të therur mizorisht në themelet e Bashkisë që nuk I bashkon njerëzit.

Ti kthehemi prapë Balliut. Ky është larg, dhe meqë është i shkollës së vrazhdë të manipulimeve, historia e dekorimit të tij në Amerikë nga një shoqatë hebrenjsh herët a vonë do të harrohet si titulli qesharak i Spahiut. Por duke qënë drejt harresës,  kjo nuk përjashton befasimin:  Fahriu titull e dokoratë?! Në Amerikë?! Nga hebrenjtë?! Duket se manipulimi dhe largësia kanë  ndihmuar të mjegullojë aq shumë të vërtetën në trurin e këtyre hebrenjve, saqë ja ku I kemi, të mallëngjyer, të entuziazmuar, të befasuar. Nga cfarë mund të jenë befasuar a entuzjazmuar hebrenjtë? Kushedi! Ndoshta  jo aq me fytyrën  e Fahriut, se sa me zbulimin e tyre: duket se ata janë të parët në planet që  kanë  kuptuar përtej oqeanit ndershmërinë e paqënë të një njeriu  që në vendin e tyre  sdo ishte kurrë një gazetar, por  ndoshta një lopcar. E pëlqyen, e vlerësuan, i vunë edhe një vulë, si për të shpëtuar fshirjen e fjalës ironi e fatit nga fjalori i gjuhës së tyre, dhe ja varën medaljen në qafë.

Por ctë thuash për Lulin e Bashkisë, që këtu, në dritën e diellit, mu para hundës së europianëve, nga vetë ata, merr këtë titull të lartë performance të personalitetit  të një njeriu që përfaqësohet  nga e kundërta e tij

Përfytyroni dhe numuroni se cila  nga të dhënat e mëposhtme do ti ketë ngazëllyer anglezët bujarë në atë farë ekzaltimi  saqë i ka shtyrë të zgjedhin Bashën si shqiptarin e parë që meriton këtë titull:

I akuzuar për korrupsion në rrugën patriotike të zhdukjes së qindra miliona eurove; rrëmbyesi me thonj i një kolltuku shumë të rëndë e të madh për bythën e tij, kolltukun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës; dështaku  oktapodik i menaxhimit të Tiranës që e ka futur kryeqytetin e Tiranës në një sprint drejt të shkuarës me kjoska, me pisllëk, me kaos, me shëmti e harbutëri; mashtrues  pervers ne fushatën e tij elektorale, ndërkohë që  asgjë e mirë nuk ndodh në Tiranë, personazh për  vrasjet e 21 Janarit, etj etj.

E vështirë të zgjedhësh. E pamundur të shpjegosh verbërinë e dhënies së kotë të një titulli në një vend vlerash e kriteresh si Anglia, ku titujt nuk meritohen kollaj. Pse ja kanë bërë atëhere këtë nder anglezët kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Cndjesi kolektive i ka shtyrë ata  në këtë vlerësim që të kujton shkaravinat  e fëmijëve në muret e shkollave?  Ec  e mere vesh. Mos është dashuri e fshehtë, platonike, e dikujt  për një mashkull? Mos është titull i blerë, për të blerë vëmendjen e lodhur të shqiptarëve në prag të zgjedhjeve parlamentare?  Apo cka marrë Basha, nuk është titull fare, është një farsë, një gomarllëk?

***

Meqë jemi te stina e medaljeve dhe te dilemat, në llogjikën e kësaj mister- komedie, do duhej në vijim të kish ndodhur edhe një tjetër dhenie titulli apo stature.  Një tjetër përnderim: Volfarth! Edhe  Volfarth, drejtuesi i OSBE-së në Tiranë, merriton një medalje a titull të lartë!  Por ndryshe nga të tjerët, diplomati  gjerman,  si një perëndimor, do duhej ta  merrte medaljen,-për një ekuilibër paradoksesh,- jo nga një vend perëndimor, por nga Shqipëria. Ta merrte nga Shqipëria edhe për shkak  të pasioneve të veta mëkatare që ai kultivoi në Shqipëri gjatë shërbimit të tij. Pasion  për qoftet, për birrat, për tja futur kot dhe për të qënë në cdo rast shkopi i të verbrit

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›