FOTO LAJM/ Drejtoresha që u konfliktua me Ramën fotografon vartëset me puro
Drejtoresha e gjimnazit Ismail Qemali në Tiranë, Vojsava Thanasi u bë e njohur disa ditë më parë, pas një debati që pati me kryesocialistin Edi Rama, të cilin e akuzoi se e kërcënoi.
Ajo e ka vazhduar debatin në fakt në faqen e gjimnazit në Facebook, ku kërkon nga Rama që ta lërë të qetë.
Unë bijë tiranase, e një nëne mësuese të nderuar, e një babai inxhinier po aq të nderuar, nënë e dy djemëve të mrekullueshëm dhe bashkëshorte e një mjeku të respektuar. Jam krenare që prej më shumë se 31 vjetësh kontriboj në edukimin e brezit të ri. Jam krenare që drejtoj shkollën më të mirë në Shqipëri, shkollën në të cilën u rrita dhe u edukova që fëmijë. Shkollën që ka arritjet, performancën dhe vlerësimet më të shkëlqyera në Shqipëri, vlerësim nga personalitete dhe përfaqësues tepër të rëndësishëm të vendit dhe të huaj. Ndjehem krenare dhe e nderuar që drejtoj shkollën që në themel ka edukimin, informimin, integrimin, respektin, tolerancën, besimin, guximin, dinjitetin, barazinë e drejtësinë, ndihmën për më të dobëtin, bashkëpunimin, argëtimin, mirënjohjen, paqen dhe humanizmin, dashurinë për njeritjetrin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit, të mendimit ndryshe, të besimeve të ndryshme, të të qenit ndryshe apo me prirje të ndryshme. Shkollën që ka 2000 nxënës dhe mësues të mrekullueshëm,nga të gjitha krahinat, kulturat, besimet dhe përkatësitë. Shkollën që mban lart e nderon emrin dhe flamurin e Ismail Qemalit. Unë ju siguroj se ne do të vazhdojmë me perkushtim të përmbushim detyrat dhe misionin tonë fisnik, kudo dhe kurdoherë. Ne i bindemi ndërgjegjes sonë, zemrave tona. I bëj thirrje politikës dhe politikanëve: Mirë se të vini në shkollën tonë Por Na lini të qetë në punën tonë . Ne jemi Ismailsa, Jemi Bij të Ismail Qemalit Jemi njerëz të lirë, të një vendi të Lirë!, shkruan ajo.
Por, çka bën përshtypje nga drejtoresha, është fakti se ajo ka pasion të hedhë edhe foto në Facebook. Në një prej tyre, Thanasi ka hedhur një foto të vartëseve të veta duke pirë puro të holla në ballkonin e gjimnazit, raporton “Shekulli”.
Vartëset duke komentuar në faqen e Facebook, kanë thënë se do kenë probleme me burrat.
Pse moj kini frikë nga burrat!,-çuditet drejtoresha Thanasi, ndërsa koleget ia kthejnë me batuta të tipit: U kapëm mat! Ahhahahah, I ndave nga burrat moj Sava foto dokument.
Vetëm një nga mësueset e fotografuara thotë me krenari se nuk ka frikë nga burri: Jo vetëm që s’kam frikë po jam tu e pa me burrin këtë foto. Hahahaha./b.l
