Blinken: Operacionet ushtarake të Izraelit mund të zgjerohen përtej Gazës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur shqetësimin për zgjerimin e mundshëm të operacioneve ushtarake izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Këtë deklaratë, Blinken e bëri gjatë takimeve me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
Rafah tani është shtëpia e më shumë se 1.3 milion njerëzve – më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës – shumë prej të cilëve u larguan nga luftimet intensive që ndodhin më në veri të enklavës.
Zyrtarët izraelitë janë zotuar ditët e fundit të lëvizin në qytet. Palestinezët e zhvendosur të grumbulluar në tenda në Rafah nuk do të kenë ku të ikin.
Qyteti kufizohet me Egjiptin dhe kalimi në atë vend është i mbyllur prej muajsh.#
Gjenerallejtënant Herzi Halevi, shefi i shtabit ushtarak izraelit, informoi Blinken të mërkurën mbi planet e ushtrisë izraelite për të zgjeruar operacionet tokësore në Rafah në javët e ardhshme.
Gjatë takimit, Blinken u vu në dijeni se zyrtarët izraelitë se po planifikonin të vepronin në një zonë kaq të populluar dhe çfarë masash do të merrnin për të zbutur dëmin ndaj civilëve.
/rtsh.al/