Blinken: Rusia ka marrë raketa balistike nga Irani, do i përdorë kundër Ukrainës këtë javë

Rusia ka marrë raketa balistike nga Irani dhe “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh” në Ukrainë, paralajmëron SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Rusia ka marrë dërgesa të raketave balistike nga Irani dhe do i përdorë brenda javës kundër Ukrainës.
Sekretari i Shtetit tha se Uashingtoni e ka paralajmëruar Teheranin publikisht dhe privatisht se sigurimi i raketave balistike do të “përbënte një përshkallëzim dramatik”.
“Ky zhvillim dhe bashkëpunimi në rritje midis Rusisë dhe Iranit kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme,” tha ai.
Blinken tha gjithashtu se SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Iranit.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy , e quajti furnizimin me raketa balistike nga Irani në Rusi një “përshkallëzim të rëndësishëm”.
/rtsh.al/