E Martë, 3 Nëntor 2026

Blinken dhe Hasani firmosin dy marrëveshje mes SHBA dhe Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken (Antony), i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani firmosën të enjten dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me një memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” si dhe memorandumin e mirëkuptimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›