Blinken viziton Tel Avivin, Hezbollah lëshon raketa ndaj bazave të Izraelit

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael në vizitën e tij të 11 në rajon brenda vitit.
Blinken do të takohet me zyrtarët kryesorë të vendit, teksa SHBA po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinëar.
Vizita e Blinken në Tel Aviv vjen vetëm pak orë pasi Hezbollahu lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror të këtë të martë.
Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë kryeqytetit izraelit. Hezbollahu tha se kishte lëshuar 20 raketa në dy baza izraelite pranë Tel Avivit dhe Haifas. Në asnjë nga sulmet nuk u raportua për persona të lënduar.
Nga ana tjetër Izraeli ka vijuar sulmet Gaza dhe Liban duke shkaktuar të tjera viktima.
Negociatat e armëpushimit deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Aleatët janë të shqetësuar se një hakmarrje e mundshme e Izraelit ndaj Iranit mund të prishë tregjet e naftës dhe rrezikon të ndezë një luftë gjithëpërfshirëse.
Ministri i Jashtëm i Iranit, në një deklaratë të fundit ka thënë se Teherani nuk po kërkon luftë në Lindjen e mesme por se është i përgatitur për çdo konflikt. /vizionplus.tv