Rikthehet spektakli i Champions, sot Milan në kërkim të fitores së parë, spikat Real-Dortmund

Champions League rikthehet sot me një pjesë të ndeshjeve të javës së 3 të fazës së ligës. Sot zbresin në fushë Milan, Juventus dhe Real Madrid në duele të cilat transmetohen në Tring në dy fasho orari 18;45 dhe 21:00.
Gjithçka nis me duelin Milan Bryzh përballje e cila luhet në San Siro në orën 18:45. Sfidë më shumë rëndësi për kuqezinjtë të cilët janë mundur në dy takimet e para dhe janë ende pa pikë në klasifikim.
Dueli ndaj skuadrës belge në San Siro është jetik për të ardhmen e skuadrës së Fonceskes në këtë kompeticion. Pas suksesit të vështirë 1 me 0 ndaj Udineses në kampionat, trajneri portugezi pritet të rikthejë në formacion nga minuta e parë Rafael Leaon që u la në stol në kampionat në shenjë ndëshkimi nga Fonsekës.
Në këtë sfidë kuqezinjtë do të kenë edhe shërbimet e Teo Hernandez i cili në kampionat ishte i pezulluar, ndërsa do të mungojë Abraham i dëmtuar.
Në mbrëmje, ora 21:00 vëmendjen më të madhe e merr përsëritja e finales së fundit Real Madrid-Dortmund, dueli spanjollo-gjerman që luhet në Bernabeu. Madrilenët u mundën në mënyrë surprizë nga Lile në ndeshjen e dytë dhe nuk kanë rrugë tjetër veç suksesit ndaj Dortmundit për të kthyer qetësinë në Champions, një qetësi që e ka prishur pak edhe Mbappe, i dyshuar për përdhunimin e një vajze pak ditë më parë në Suedi.
Ndërkohë në Itali , Juventus do të luajë sërish ndaj një rivali gjerman ashtu sikurse ndodhi në javën e dytë, pasi mundën Laipcig në transfertë. Këtë herë vizitor në Torino është Shtutgarti që u mund thellë së fundmi në bundesligë nga Bajerni i Mynihut. Tiagio Mota buzëqesh pasi do ti rikthehet në dispozicion Francesko Konsesiao dhe Mek’keni të cilët nuk i pati të gatshëm në kampionat.
Në kabinën e regjisë Faxholi nga minuta e parë, ndërsa turkut Kenan Illdiz do i jepet sërish besim në fazën ofensive. Në sfidat e tjera spikasin përballjet PSG-PV, Aston Vila-Bologna dhe Arsenal-Shaktar Donjec, të gjitha ndeshje që transmetohen vetëm në Tring. /vizionplus.tv