E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllatë/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të kalonte kufirin

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që janë nën masa sigurie për vepra të ndryshme penale, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Bllatës ndaluan në dalje shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›