E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllofi i Metës, Fiks Fare gati! Çakuli: Do të transmetojmë çdo video origjinale dhe të pamanipuluar

Share

Duke përqafuar gazetarin e TCH

Dy ditë para 21 Janarit, Ilir Meta përpiqet të shpërndajë vëmendjen nga opinioni publik, duke kërkuar të transmetohet një video, që sipas tij, ai ka për kundërshtarin e vet, Edi Rama. Në një dalje publike, në përpjekje për të rregulluar raportet e prishura me Top Channel, Meta foli për marrëdhëniet e tij të mira me emisionin ‘Fiks Fare’ dhe me ofertën që i ka bërë drejtorit të ‘Fiks Fare’, Filip Çakuli për të transmetuar një video, që sipas tij ai ka.

I pyetur nga gazeta Tema, Çakuli tha se emisioni Fiks Fare është i hapur për çdo fakt dhe video të pamanipuluar dhe është i gatshëm t’i transmetojë ato. “Do të transmetojmë çdo video origjinale dhe te pamanipuluar, siç e kemi ne praktiken tone”, i tha Çakuli gazetës Tema.

Dalja e Metës shikohet si një përpjekje për të minimizuar efektin e rëndë që kishte videopërgjimi i tij, i cili ka shokuar opinionin publik dhe ka rrënuar imazhin e qeverisë, sidomos pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër, gazetarët e ‘Fiks Fare’ thonë se janë të kënaqur, që më në fund Ilir Meta hoqi dorë nga akuzat kundër tyre dhe pranoi se emisioni i tyre transmeton fakte reale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›