Topalli: Fëmija 6 muajsh ngrinte dy gishtat lart dhe protestonte kundër sistemit
Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka qenë në Shkodër pak ditë më parë, për të përkujtuar 14 janarin e 1990-s. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim, i cili në mos te të pranishmit, ka shkaktuar ilaritet tek ata që e kanë dëgjuar në televizor.
Gjatë fjalës së saj, Topalli ka thënë se edhe një fëmijë vetëm 6 muaj, ka ngritur atë ditë dy gishtat përpjetë, për të protestuar kundër sistemit komunist. Pamjet janë transmetuar nga emisioni Fiks Fare, ndërsa fjalimi i zonjës Topalli ndodhet në faqen e Kuvendit.
Më lejoni të kujtoj, përveç emrave që u përmendën edhe Huana Krajën, Keti Koçin që ishin dy vajza të reja, të guximshme, Me fëmijën 6 muajsh e mbaj mend Huanën dhe fëmijën që ngrinte dy gishtat lart dhe bashkë me të protestonte kundër sistemit .Unë dua në emër të Kuvendit të Shqipërisë të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për aktin sublime, ka thënë Topalli.