E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bllok i ri banimi për familjet që humbën shtëpitë në Manëz të Durrësit

Banorët e Manzës në Durrës, të cilët humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në apartamentet e reja të ndërtuara me kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit të pallateve në Manëz.“Për pak optimizëm në këtë ditë të nisur fare mbrapsht me dy lajme të rënda, s’po ju pyes prapë tani po kjo ku është(?) por po ju informoj se ky është blloku i ri i banimit për familjet që humbën shtëpitë në Manëz të Durrësit”, tha Rama.

Përveç ndërtimit të pallateve, një tjetër kantier në kuadër të Programit të Rindërtimit në Manëz, është edhe ai për ndërtimin e 280 banesave individuale.

Në total, në gjithë bashkinë e Durrësit janë ndërtuar ose janë në proces 904 banesa individuale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›