E Enjte, 5 Nëntor 2026

Programi i mikrobursave Access në gjuhën angleze për shkollat shqiptare

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim kanë bërë një vizitë në shkollën “Sadik Stavileci”, për promovimin e programit të Mikrobursave Access në gjuhën angleze (English Access Microscholarship), i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky program synon thellimin e njohurive në gjuhën angleze, me qëllim aftësimin e nxënësve shqiptarë për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vendit, si dhe u jep atyre mundësinë që të mësojnë rreth kulturës dhe vlerave amerikane. Ministrja Kushi falënderoi Ambasadën Amerikane dhe SHBA për mbështetjen që i japin Shqipërisë në shumë fusha, por sidomos në arsim. Përfitues të Programit të Mikrobursave në gjuhën angleze (Access) janë nxënësit e shkëlqyer, si dhe ata që vijnë nga familje në pamundësi ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›