E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokada aktivistet drejt pikave kufitare

Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës dhe kryetari Albin Kurti me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, sic është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje.

Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga Shqipëria, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, sic thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të Bllokada e 14 janaritVV: Protesta do të jetë paqësore Ambasadorët: Shqetësim për 14 janarin Jahjaga: Mos bllokoni rrugët bllokuar mallrat serbe.

Në lëvizjen Vetëvendosje thonë se policia i ka këshilluar që të afrohen jo më shumë se 100 metra larg pikës kufitare në Merdarë, që përbën sic duket edhe kufirin e fundit për vendnodhjen e protestës.

Ajo cfarë policia ka lënë të kuptohet është se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugës, për të cilën lëvizja ka thënë se do të bllokojë vetëm mallrat serbe dhe jo lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Mënyra se si do të ndodhë kjo pritet të mësohet me mbërritjen e aktivistëve dhe kryetarit Albin Kurti në Merdarë rreth orës 13. Ndërkohë, rreth kësaj proteste janë të shumta edhe reagimet në shtypin e ditës me qëndrime të kundërta.

E përditshmja “Ekspres” hapet me një kryetitull për Albin Kurtin, “Krye n’veti”, “Koha Ditore” me titullin “Protestë nën presion”, ndërsa në gazetën “Zëri” thuhet se, sot ka protestë dhe jo luftë, ndaj  është e pakuptimtë gjithë kjo ndjellje e dhunës, e gjakut dhe e frikës.

Dy ditë më parë kryeministri Thaci, duke iu referuar kësaj proteste, akuzoi lëvizjen Vetëvendosje se donte të merrte pushtetin me dhunë, duke e cilësuar madje si një skenar të ngjashëm me 21 janarin e Shqipërisë.

Nderkohe paraditen e sotme në doganën e Morinës dy autobusë me përkrahës nga Shqipëria për Lëvizjen "Vetëvendosje", kane mbetur te bllokuar në kufi.

Sipas pales kosovare, shkak per ndalimin eshte bere nje defekt ne sistemin kompjuterik. Nderkohe policia e Morines nuk ka lejuar mediat qe te filmojne.

Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dërguar në orët e vona të natës një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë gjatë së shtunës.

"Grupi politik i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë: Merdare, e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë, i njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin sot dhe mund të jetë e vazhdueshme. Ambasada e SHBA në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare”, thuhet në njoftimin urgjent të ambasades.

“Ne kujtojmë qytetarët e SHBA se edhe demonstratat me synime paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni”, këshillon selia diplomatike e Uashingtonit.

“Bëhuni të vëmendshëm për vendndodhejn tuaj dhe kushtojini vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet më tej në mesazhin drejtuar qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë.

Nga ana e saj, lëvizja Vetëvendosje garantoi të premten se aksioni “Serbia nuk kalon” do të jetë një protestë paqësore dhe se për të siguruar që asgjë mos dalë jashtë kontrollit, në terren janë caktuar 200 persona, të cilët do të jenë kujdestarët e Vetëvendosjes në dy portat kufitare me Serbinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›