Bllokada izraelite dhe rritja e temperaturave, UNRWA: Ka pasoja të rënda për banorët e Gazës

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) paralajmëroi “pasoja të rënda shëndetësore” në Rripin e Gazës për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe sapunit, strehimoreve të mbipopulluara dhe temperaturave të rritura, të gjitha mes bllokadës së vazhdueshme izraelite në territor.
Në një postim në Platformën X, agjencia bëri sërish apel që bllokada të hiqet dhe që ndihma humanitare të lejohet në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa, përfshirë furnizimet themelore të higjienës.
UNRËA vuri në dukje se fëmijët në Gazë nuk janë në gjendje të lahen siç duhet për shkak të mungesës së ujit dhe mungesës së sapunit.
Sipas saj, nxehtësia e verës dhe mbipopullimi në strehimore mund të çojnë në rreziqe serioze shëndetësore, duke pasur parasysh përkeqësimin e kushteve humanitare.
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Gazë është në prag të kolapsit total, me spitalet dhe qendrat shëndetësore që janë target i sulmeve, bllokimi i furnizimeve mjekësore dhe kriza e karburantit që rrezikon të mbyllë edhe ato lehtësira të mbetura funksionuese.
/rtsh.al/