Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH publikon rrugët alternative, kamionët drejt Rrugës së Arbrit

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar pas situatës së rënduar të trafikut të krijuar nga bllokimi i aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur “Arrat e Gurrës”, duke sugjeruar përdorimin e akseve alternative për lehtësimin e qarkullimit.
Sipas njoftimit zyrtar, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, ARRSH rekomandon:
Për autoveturat:
- Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
- Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
- Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim, duke kërkuar që të ndiqet me kujdes sinjalistika rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e trafikut të rënduar dhe incidenteve të mundshme.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren.