E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bllokimi i anijes gjigante në Kanalin e Suezit, imazhet satelitore tregojnë kaosin në trafikun ujor

Imazhet satelitore të shkrepura mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar pamjen reale të trafikut të bllokuar ujor, si rezultat i ngecjes së një anije transportuese në Kanalin e Suezit. Afro 200 anije janë duke pritur në të dy anët e kanalit, me shpresën se anija Ever Given do të “çlirohet” e cila është më pak se 400 metra e gjatë. Kujtojmë që punonjësit e kanalit janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta “çlirojnë” anijen, dhe të lirohet trafiku ujor që vetëm për 24 orë po shkakton humbje prej 9.5 miliardë dollarë.

Bllokimi i anijes gjigante në Kanalin e Suezit, imazhet satelitore

Nga anën tjetër, ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar pasoja të mëdha ekonomike nëse kanali vazhdon të mbetet i bllokuar gjatë ditëve në vijim.

Çmimet e mallrave të ndryshme tashmë kanë filluar të ngrihen, kurse rëndësi të madhe Kanali i Suezit ka për kompanitë që transportojnë naftë dhe derivate të tjera.

Vlerësohet se rreth 10 për qind e mallrave në nivel global kalojnë përmes këtij kanali – duke bërë që të jetë një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›