Bllokimi i eksporteve nga Kosova, Jakaj: Dëmtohet shkëmbi tregëtar mes 2 vendeve
Bllokimet e eksporteve nga Kosova drejt Shqipërisë dëmtojnë shkëmbimin tregëtar mes dy vendeve.
Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolon Jakaj tha se në këtë mënyrë, sipërmarrësit po ndeshen me kapriçot e autoriteteve të dy vendeve në kohën kur klima ekonomike nuk është e favorshme.
Gjithashtu Jakaj tha se edhe grupi i përbashkët i punës i ngritur për të zhbllokuar eksportet nuk e ushtroi siç duhet funksionin e tij.
Ky ngërç doganar u botua dy ditë më parë nga mediat kosovare të cilat cituan ekspertë për të kuptuar se arsyeja e bllokimit është mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit.
Përtej këtij problemi, kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë i bëri thirrje kompanisë Cez shpërndarje të heq dorë nga faturimet e shtrenjta dhe kamatvonensat abusive për sipërmarrësit të cilat variojnë nga 500.000 lekë deri në 1 milionë lekë të rinj.