Fier, mbytet në bregdetin e Ndërmenasit 11-vjeçari
Një fëmijë 11-vjeçar është mbytur ditën e sotme në bregdetin e Ndërmenasit në Fier.
11-vjeçari me inicialet A.Ferra ishte në plazh me familjarët e tij por është gjetur pa frymë në det.
Menjëherë fëmija është dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit por sipas mjekëve ai ka mbërritur i vdekur në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.