Bllokimi i hapësirave publike, ZMK protestë në Durrës
Shoqëria civile ka protestuar para Bashkisë së Durrësit për zënien e hapësirave publike në plazh.
Në mënyrë simbolike Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shoqata Reago kanë vendosuar përpara Bashkisë së Durrësit Shezllon dhe çadra plazhi duke bërë përgjegjës për këtë situatë bashkitë e qyteteve bregdetare.
Ata janë shprehur se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet pasi është shkelje e të drejtave të njeriut.
Mungesën e plazheve publike e konfirmojnë edhe pushuesit e shumte në qytetin e Durrësit.
Prej vitesh në bregdetin shqiptar kanë lulëzuar plazhet private të cilët rrethojnë hapësirat duke pakësuar gjithmonë e më shumë hapësirat publike në plazhe.