E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten tetë policë kurd në Irak

Tetë policë kurd janë vrarë sot gjatë një sulmi në veri të Irakut.

Një kamiza ka hedhur veten në erë në kohën kur i është ofruar një karvani policor me tre makinë në qytetin Tuz Khurmatur.

Zyrtari për informim i qarkut Shalal Abdul Baban tha për mediat se nëntë oficerë të tjerë policor kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Ky qytet është pjesë e territorit verior ku kurdët duan të bashkojnë tre-krahinat autonome në një të vetme, por që kundërshtohet ashpër nga qeveria federale në Bagdad.

Ky konflikt sipas vëzhguesve dhe diplomatëve shihet si rreziku më i madh i stabilitetit afatgjatë të Irakut.

Më se 720 njerëz janë vrarë gjatë korrikut në Irak, duke e bërë kështu muajin më të përgjakshëm këtë vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›