Bllokimi nga ndërtimet në rrugë po na falimenton bizneset (FOTO)
Tiranë- Punimet për rikonstrksionin e rrugicave të rrugës 5 Maji në Tiranë, të nisura javë më parë, janë shndërruar në mankthin e bizneseve brenda tyre. Këta të fundit denoncojnë në Gazetën IDEA se punimet e njëhershme në disa rrugë që i lidhin me bizneset po kthehen në falimentuesit e tyre.
Ata shprehen se nuk kanë mundësi që kamionët e ngarkim-shkarkimit të mallrave ose makinat e furnizmit të futen pranë magazinave të tyre sepse buldozerët kanë zënë rrugët dhe i vetmi qarkullim është ecja në këmbë.
Kemi punuar gjithë natën duke shkarkuar një kamion të tërë e duke mbajtur kuti në krah për dhjetra metra, sepse ai nuk futet dot pranë magazinës. Nëse nuk ngarkojmë e shkarkojmë në kohë unë gjobitëm 1.800 euro nga kompania e huaj,-rrëfen për gazetën një punonjës i një fasonerie që ka maganizat në këtë rrugë.
Po ashtu në zonë ndodhen edhe tre magazina të tjera, të cilat transportin me automjete e kanë primar e të përditshëm.
Shqetësim për hapjen e rrugëve e lënien e punimeve në mes për shkak të shiut e shfaqin edhe banorët. Sipas tyre punimet kur ndërpriten nuk merret asnjë masë për lehtësimin e kalimit.
Ja unë po mbledh në mes të shiut pllaka dhe ndonjë dërrase ta vë këtu tek porta që të arrij të fus makinën në oborr,-na thotë një banor i zonës ku trotuari vendoru pa u niveluar rruga.
D.Bilbili/IDEA/
"Bllokimi nga ndërtimet në rrugë po na falimenton bizneset"
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6