E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja, qeset dhe mbeturinat braktisen në çdo cep të kryeqytetit (FOTO)

ndotje-1Tiranë- Mjediset pranë bizneseve ose banesave tona rezultojnë edhe ndër më të ndoturit në vendin tonë, edhe pse duhet të ishte e kundërta.

Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim në vëmedje të lexuesit tonë sesi bizneset në Tiranë lënë qeset e mbeturinave në prag të derës e sesi ato hapen duke bërë që mbeturinat që mbajnë Brenda të marrin rrugët. Pamjet janë marrë në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

Ndërkohë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë mbeturinat hidhen përgjatë të gjithë parkut në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme nga banorët e një prej lagjeve më të populluara në Tiranë.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të sjellë imazhe që denoncojnë ndotjen në vend në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.

Ndotja, qeset dhe mbeturinat braktisen në çdo cep të kryeqytetit

Ndotja, qeset dhe mbeturinat braktisen në çdo cep të kryeqytetit ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›