Bllokohen dhe sasira te konsiderueshme lendesh narkotike
TIRANE - Ne gjashte muajt e pare te ketij viti per te gjitha veprat penale qe lidhen me shitjen, prodhimin apo kultivimin e droges, policia e kryeqytetit jane ndjekur penalisht 106 persona. Gjithashtu gjate operacioneve te uniformave blu, te Sektorit te Luftes kunder Droges, kane konfiskuar sasira te konsiderueshme lendesh narkotike. Ne analizen gjashte mujore te policise, eshte bere e ditur se, heroine eshte sekuestruar 3 kilogram e 103 gram. Nderkaq qe kanabis sativa jane sekuestruar 140 kilogram. Nga ana tjeter fare e bimes kanabis sativa jane bllokuar 347 gram. Ne nje shifer me te vogel se drogat e mesiperme ndodhet kokaina me vetem 404.6 gram te sekuestruar gjate gjashte muajve te pare te 2008. Gjithashtu ka dhe droga te tjera te sekuestruara nga uniformat blu jane dhe 61 tableta metadon, 16 kapsula dhe 48 tableta extasy, si dhe 24 cope tableta te dyshuara lende narkotike. Ne operacione jane sekuestruara dhe 3.3 kilogram perzieres kryesisht per heroinen dhe kokainen.
Gjate kesaj periudhe krahasuar me ate te vitit 2007, sipas policise jane evidentuar dhe ndjekur 23 vepra penale me teper. Nderkohe qe jane identifikuar 40 autore me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne procedime penale jane vene 106 persona, autore te dyshuar, prej te cilet 79 jane vene ne pranga ne flagrance, e nderkaq 24 te tjere jane ne ndjekje ne gjendje te lire. Per keto vepra penale ne fushen e lendeve narkotike policia e kryeqytetit ka shpallur ne kerkim 3 persona. Ne Kodin Penal, te Shqiperise, parashikohen denime te ndryshme. Keshtu per personat qe kryejne vepra penale ne fushen e droges denimet nisin nga tre vjet qe eshte denimi me i vogel. . Sipas kodit, organizimi, drejtimi apo financimi i shitjes ofrimit apo transportimit te lendeve narkotike, denohen me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet. Denimi me i ulet eshte per personat te cilet ndihmojne personat qe transportojne apo shesin lendet narkotike. Keta marrin denime nga tre ne shtate vjet.
65 raste
Te te shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike jane evidentuar gjate pjeses se pare te vitit 2008. Personat qe jane marre me kete proces jane vene ne pranga nga policia, nderkohe qe shumica ndiqen ne gjendje te lire me pas.