E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokohen rrethrrotullimet kryesore në vend! Si paraqitet situata në Tiranë, cilat rrugë janë bllokuar nga trafiku

Opozita ka bllokuar rrethrrotullimet kryesore në vend pasditen e sotme, ashtu siç kishte paralajmëruar.

Kjo është protesta e parë e këtij lloji e opozitës, e cila vendosi që të protestonte duke bllokuar me makina rrethrrotullimet kryesore në vend, mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës, segmentin “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”, rrethrrotullimin Milot, rrethrrotullimin Shkozet, rrethrrotullimin Bradashesh, rrethrrotullimin Rrogozhinë dhe rrethrrotullimin Levan.

Policia  në Tiranë i ka orientuar makinat që të marrin rrugën dytësore për hyrjen në Tiranë për të shmangur radhët, që pranë mbikalimit të Kasharit.

Autostrada sipas policisë nga kthesa e Rinasit deri te kthesa e Kamzës është e pastër.

Trafik ka në rrugën dytësore Yrshek-Mëzez-Astir-Yzberisht, por po normalizohet.

Nga Instituti deri te terminali ka bllokim, por po shpërdahen për në Paskuqan, për të hyrë në Tiranë nga Bulevardi i Ri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›