E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e PD/ Tensionohet situata në Tiranë, Noka-policisë: Tërhiquni, në të kundërt shkojmë të gjithë në Surrel

Janë nxehur tonet mes policisë dhe protestuesve në “Sheshin Shqiponja” në Tiranë, ku prej orës 17:00 janë bllokuar rrugët.

Në momentin që policia është afruar që të zhbllokojë rrugën, ka hasur në rezistencën e protestuesve të cilët kanë kërkuar largimin e uniformave blu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka kërkuar që policia të largohet nga rruga. Ai ka kërcënuar se nëse policia do të provokojë atëherë protestuesit do të nisen të gjithë drejt banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

“Po ju them mos na provokoni. Nëse do të bëni provokimin më të vogël, protestuesit do të nisen të gjithë drejt Surrelit”, iu Noka forcave të rendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›