Bllokohet Kanali i Suezit, anija e mallrave EverGreen 400 metra të gjatë humb kontrollin

Kanali i Suezit në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe kontenierësh që humbi kontrollin pasi u përplas, duke shkaktuar një bllokim trafiku të anijeve në këtë rajon, raporton AFP
Pronarët e anijes 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjërë thanë se ajo humbi kontrollin nga erërat e forta. Rreth 10% e tregtisë globale kalon përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës.
Anija e mallrave EverGreen, ishte nisur nga Kina për në Roterdam, dhe po kalonte në veri përmes kanalit.
Kanali i Suezit, i hapur më shumë se 150 vjet më parë, është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë
Gati 19,000 anije kaluan përmes tij vitin e kaluar duke transportuar më shumë se një miliard ton ngarkesë, sipas Autoritetit Të Kanalit Të Suezit, Suez Canal Authority (SCA).
Kanali ka qenë një ndihmë për ekonominë e Egjiptit në luftë në vitet e fundit, pasi vendi vetëm gjatë vitit 2020 fito 5.61 miliardë dollarë të ardhura .
Presidenti Abdel Fattah al-Sisi zbuloi planet në 2015 për një zgjerim të krijuar për të zvogëluar kohën e pritjes dhe për të dyfishuar numrin e anijeve që përdorin kanalin çdo ditë deri në 2023.
Në shkurt, al-Sisi urdhëroi kabinetin e tij të miratojë një “politikë fleksibël të marketingut” për kanalin në mënyrë që të përballonte rënien ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Ndërkohë autoritetet shtetërore egjiptiane ende nuk kanë komentuar mbi incidentin e anijes që trasportonte kontenjerët me mallra.