E Enjte, 5 Nëntor 2026

Duma ndryshon Kushtetutën/ Putinit i lejohet të rizgjidhet si president edhe 2 mandate

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë miratoi një varg ndryshimesh në Kushtetutë të Mërkurën, duke përfshirë një ligj që lejon Presidentin Vladimir Putin të kërkojë rizgjedhjen, pasi mbaron mandati i tij aktual në 2024.

Kryetari i Dhomës, Vyacheslav Volodin u tha gazetarëve se 383 ligjvënës votuan pro, 43 abstenuan dhe askush nuk votoi kundër. Partia e Putinit dominon Dhomën e Ulët, të quajtur Duma.

Projekt-ligji tani duhet të vuloset nga nga dhoma e sipërme të Shtunën dhe është e sigurt se do të miratohet. Projekt-ligji përfshin 390 ndryshime në Kushtetutë.

Limitet e të qenit president llogariten me mandatin aktuale, duke i fshirë mandatet e tjera presidenciale.Këto ndryshime e mundësojën Putinit që të mbajë dy madate të reja presidenciale. 

Në këto ndryshime duket se Putin është kujdesur të eliminojë kundërshtarët politikë, pasi ka sanksionuar disa kushte për kandidatët për president,me kushtin që ato të mos të jenë të dënuar. 

Dokumenti thotë se shtetasit rusë mbi moshën 35 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë zyrën më të lartë të vendit me kusht që ata të kenë jetuar në Rusi vazhdimisht për të paktën 25 vjet dhe të mos kenë pasur kurrë leje qëndrimi të huaj ose shtetësi të huaj. Sidoqoftë, rregulli nuk zbatohet për rusët “që dikur ishin qytetarë të një vendi, i cili ishte ose pjesa e të cilit u bë pjesë e Rusisë në përputhje me ligjin kushtetues federal”.

Legjislacioni përcakton gjithashtu kërkesat e moshës për kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor Rus. Qytetarët rusë duhet të jenë të paktën 30 vjeç për të kërkuar pozicionin.

Dokumenti sqaron gjithashtu ligjin për zgjedhjet parlamentare dhe ndalon njerëzit e dënuar për krim të nivelit të mesëm të ulët të kandidojnë për parlament për pesë vjet pasi ata ose vuajnë dënimin e tyre ose janë pastruar nga të veprat e tyre penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›