E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet NBA kampionati rrezikon te mos nise

Tentativa e fundit e tratativës mes pronarëve dhe shoqërisë së lojtarëve dështoi: NBA, kampionati më i famshëm në botë i basketbollit, nuk do të nisë në kohën e duhur dhe "bllokimi do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Beteja për kontratën e re kolektive, e në veçanti, për majën e pagave, nuk gjeti rrugën drejt akordit edhe pas mbledhjes së jashtëzakonshme prej tre orësh në New York.

Situata është e ndërlikuar: klubet kanë fiksuar datën 7 janar 2012 për të gjetur një akord përfundimtar. Por nëse kjo nuk ndodh, kampionati nuk do të fillojë dhe unaza e fituesit nuk do të dorëzohet. Një tragjedi sportive për amerikanët që basketbollin e kanë sportin e preferuar: motivi kryesor i përplasjes është për pagesat. Klubet, për të limituar  pasivet që prekin 22 skuadra nga 30, i kanë propozuar sindikatës së lojtarëve një reduktim të pagave deri në 30%. Ndërkohë edhe përfitimet e protagonistëve të parketit zbresin nga 57% në 50% në total.

Në anën tjetër sindikata e lojtarëve ka kërkuar të mbajë një perqindje 54,3%, por që sipas pronarëve të klubeve, do të sjellë një humbje prej 7 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme. Për më tepër lojtarët propozojnë një kontratë 5 vjecare dhe jo 10-vjeçare siç kërkohet nga pala tjetër. Kontratat e lojtarëve janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Yjet e NBA nuk do të mund të stërviten në strukturat e klubeve dhe nuk do të paguhen. Dhe mbetet vetëm mundësia e zgjidhjes së kontratës – të paktën momentalisht - për të luajtur në liga të tjera.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›