Bllokohet aksi rrugor Tiranë – Elbasan, shkak reshjet e shiut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se aksi Tiranë – Elbasan do të jetë i bmyllur gjatë fundjavës.
ARRSH ka njoftuar se reshjet e shiut mund të krijojnë probleme në zonën pranë fshatit Ibë, dhe këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin Tiranë – Rrogozhinë. Aksi do të vazhdojë të qëndrojë i bllokuar deri në një njoftim të dytë nga ARRSH.
Rruga pranë fshatit Ibë ka shfaqur probleme edhe më parë për shkak të rrëshqitjeve të dheut, dhe ka detyruar 30 familje të zhvebdosen nga shtëpitë e tyre.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
