E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet dogana greke

Administrata doganore e shtetit grek do t’i rikthehet greves se paralajmeruar pak dite me pare. Gjate dites se sotme, per tri ore rresht nuk do te kryhet asnje procedure ne te tria pikat kufitare me Greqine. Nga ky vendim jane te prekur edhe kalimtare, qe kalojne ne kufi si pasagjere. Puna eshte nderprere prej ores 07.00. Ne kete periudhe doganat kryesore te ketij rajoni, kufi me Shqiperine, Kakavije, Kapshtice dhe 3-Urat, doganieret e pales greke nuk do te kryejne asnje veprim. Nje greve e tille eshte kryer rreth nje jave me pare, duke bllokuar per tri ore rresht procedurat e kalimit te mallrave dhe pasagjereve. Prej kohesh punonjesit e administrates doganore greke kane ngritur shqetesime rreth kushteve te punes, duke pretenduar rritje page. Ndalimi i punes vjen ne nje kohe kur ne pikat kufitare me Greqine ka nje fluks te madh pasagjeresh dhe automjetesh, per shkak te festes se Pashkeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›