E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Të mbyllet sa më shpejt misioni i UNMIK-ut

PrishtinëPresidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu prit sot shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, të cilit ia ripërsëriti kërkesën e institucioneve të vendit për përshpejtimin e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe përmbylljes sa më të shpejtë të këtij misioni ndërkombëtar.

“Gjatë këtyre dhjetë viteve, institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u kanë shënuar rezultate të gjithanshme në rimëkëmbjen e vendit. Por, mendojmë se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet suksesshëm”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, z.Zanier e njoftoi Presidentin Sejdiu lidhur me procesin e rikonfigurimit të misionit që ai drejton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›