Bllokohet rezoluta ndaj Sirise nga Kina dhe Rusia

Kina dhe Rusia kane vendosur veton kunder nje rezolute qe denon Sirine per shtypjen e dhunshme qe i ka bere protestave anti-qeveritare ne vend gjate nje mbledhje te Keshillit te Sigurimit te OKB-se mengjesin e sotem.
Rezoluta e perpiluar nga vendet Europiane ishte perpunuar disa here per te shmangur pikerisht veton duke hequr pjesen e sanksioneve ndaj Damaskut. Megjithate Moska dhe Pekini argumentuan se dokumenti nuk perjashtonte mundesine e nje nderhyrje ushtarake ne te ardhmen.
Ambasadorja amerikane ne OKB Susan Rice e ka cilesuar vendimin si te turpshem ndersa theksoi se Uashingtoni eshte i tronditur nga kjo vote kunder. Ajo u largua menjehere nga salla pasi ruset dhe kinezet shpallen qendrimin e tyre.