E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin propozon per bashkimin e shteteve post-sovjetike

Kryeministri i Rusie Vlladimir Putin ka kerkuar bashkimin e shteteve post-sovjetike ne nje Union Euroaziatik.

Ne nje artikull te botuar te marten ne te perditshmen Izvestia Putin ka folur per nje projekt rreth integrimit te shteteve post-sovjetike ne nje mekanizem me te ngushte.

Propozimi i tij ka ardhur pese muaj para zgjedhjeve presidenciale ne Rusi te cilat mund ta kthejne ate ne Kremlin per gjashte vitet e ardhshme.

Ai tha se unioni do te themelohej mbi unionin tashme ekzistues te doganave me Bjellorusine dhe Kazakistanin te cilat ne vitin e ardhshem do ti heqin te gjitha barrierat per tregti levizjet e kapitalit dhe fuqise punetore ndermjet ketyre tri shteteve.

Kreu i ekzekutivit rus shkruan gjithashtu se me projektin ne fjale nuk do te ribehej Bashkimi Sovjetik por se do te mund te flitej me shume per nje gje te ngjashme si BE-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›