Bllokohet rruga Vlore-Sarande

Rëndohet më tej gjendja e rrugës nacionale nga Borshi në Lukovë, e cila një ditë më parë ka paraqitur vështirësi në qarkullimin e saj.
Për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dheut dhe të çarjes së asfaltit në përmasa të mëdha, rruga ka qenë e kalueshme vetëm për autoveturat dhe krejtësisht e pakalueshme nga automjetet e tonazhit të rëndë.
Situata është rënduar më tepër. Pas shirave të natës së mbrëmshme, rruga në këtë segment është bërë e pakalueshme për çdo lloj automjeti, duke penguar kështu qarkullimin e tyre.
Banorët e zonës janë përpjekur vetë të marrin disa masa, duke bërë mbushjen me dhe të kanalit të krijuar në mes të asfaltit pas shembjes, por kjo jo vetëm që nuk e ka zgjidhur problemin, por ka krijuar rreziqe të reja për automjetet që kanë tentuar të kalojnë në këtë aks.
Banorët janë shprehur të indinjuar prej neglizhencës së autoriteteve. Rrëshqitja që po përparon nga momenti në moment kërcënon tri shtëpi buzë rrugës nacionale.
Nënprefekti Gjergji Mano ka kërkuar nga Ministria e Brendshme mbështetje financiare për të kryer ndërhyrje rehabilituese sa më të shpejtë.
Ndërkohë është përsëritur kërkesa ndaj tre familjeve me banesa më pranë rrezes së shkarjes së dheut, që ato të shvendosen, pasi thellimi i rrëshqitjes së terrenit, është vlerësuar kërcënues për jetën e tyre.
Vetëm njera prej këtyre familjeve ka nisur ditën e enjte zhvendosjen e pjesëtarëve të familjes dhe pajisjve më të domosdoshme.