Blogu i një lesbikeje, simboli i revoltës në Siri
Amina Abdullah, 34 vjeç, me mama amerikane dhe baba sirian, është bërë një nga zërat më të fuqishëm në protestat kundër qeverisë në pushtet. Këtë ajo është duke e bërë me anë të blogut të vet A Gay Girl in Damascus. E veçanta e kësaj është se 34-vjeçarja është lesbike, gjë që për ligjet strikte të Sirisë është një blasfemi. 34-vjeçarja është shprehur se do të vazhdojë betejën e saj me blogun e vet, por thotë se nuk do të vdesë si martire, madje edhe për një kauzë të drejtë.