U flet për adoptim

Aktorja amerikane Angelina Jolie ka thënë se tre fëmijëve të saj të adoptuar u flet hapur se janë të adoptuar, transmetojnë mediat.
Jolie dhe partneri i saj Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë të adoptuar.
Aktorja ka thënë se gjithë familjen e ka dërguar që të përcjellin versionin e parë të filmit të ri të animuar “Kung fu panda 2”, i cili merret me temën e adoptimit të fëmijëve, për të parë se si do të reagojnë fëmijët e saj.
“Më ka interesuar që të shoh se si do të reagojnë ndaj temës së filmit. Kemi dëshiruar të shikojmë nëse do të kenë diskutim të madh për adoptimin dhe jetimët”, ka thënë ajo.
“Deri te kjo nuk ka ardhur, pasi që ne hapur flasim për këto gjëra në shtëpi. Shpesh kemi pasur diskutime lidhur me këtë temë dhe ato ishin diskutime shumë të mira”, ka shtuar Jolie.