Blushi: Kthimi i PS-së në Kuvend, vendim i vonuar

Deputeti i PS-së Ben Blushi ka deklaruar se vendimi për hyrjen e opozitës në Parlament është i vonuar. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes të grupit parlamentar socialist Blushi ka bërë të ditura edhe vendimet e marra. Sipas tij është vendosur që Partia Socialiste të hyjë në Kuvend ku do të betohet dhe do të dorëzojë një nismë ligjore dhe më pas do të dalë sërish.
"Do ishte qesharake që PS të hynte dhe të dilte nga Parlamenti, pasi mendohej të hyej në Parlament dhe pas diskutimit për kutitë të sërish ", theksoi Blushi.
Blushi gjithashtu saktësoi se ai dhe 4 deputetët e tjerë të lëvizjes ndryshe do të jenë nesër në Parlament dhe se ata do t'i binden të gjitha vendimeve të grupit parlamentar socialist edhe nëse ata vendosin të dalin nga Parlamenti dhe të vazhdojnë sërish bojkotin
"Kemi 6 muaj që e prisnin që PS-ja të hyjë në Kuvend dhe kjo është një zgjidhje e vonuar, ky 6 mujor ështe e harxhuar kot dhe PS-ja ka komplikuar marrëdhëniet me komunitet ndërkombëtar dhe ka krijuar situata të pakëndshme" theksoi Blushi.
Gjithashtu Blushi ka theksuar se mbledhja e grupit parlamentar i Partisë Socialiste është zhvilluar e tensionuar dhe me provokime të herëpashershme.