Kodheli: Ska hetim pa hapur kutitë

Tiranë,
24 shkurt, NOA Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, u shpreh
sot se Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për hapjen e kutive. Në
një konferencë për shtyp, Kodheli u shpreh se PS-ja i qëndron besnike kauzës së
28 qershorit.
Partia Socialiste i qëndron besnike kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo transparencë mund të arrihet thjesht e vetëm përmes një hetimi të plotë e të hollësishëm të procesit zgjedhor, pjesë e domosdoshme e të cilit duhet të jetë hapja e kutive të votimit dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore që gjenden aty, u shprehe Kodheli.
Ajo theksoi se nuk mund të këtë hetim pa hapjen e kutive. Në këtë mënyrë ajo u shpreh se nuk mund te ketë dhe zgjidhje të krizës, në rast se Partisë Socialiste i mohohet kjo e drejtë.
Siç kanë theksuar disa herë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as qeveria dhe sidomos as Sali Berisha nuk ka pse të kenë frikë nga hapja e kutive. Mbi të gjitha, nëse ata janë të bindur për standardet e zgjedhjeve, Berisha duhet të ishte i pari që të pranonte hapjen e kutive si garanci për transparencën e zgjedhjeve. Kjo është e mundur, ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Mjafton që Sali Berishës ti dalë frika nga hapja e kutive, u shpreh Kodheli.
m.xh/NOA