E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Krijojmë shumicën më të madhe ndonjëherë, nuk mund ta humbim trenin e historisë për anëtarësimin në BE

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria e ka humbur jo një herë trenin e historisë, nuk duhet dhe nuk mund ta humbë këtë tren”.

Në fjalën e tij në Fier, gjatë takimit përmbyllës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, Rama tha se “Shqipëria ka qenë jo një herë në buzë të kapërcimit të madh dhe papritur është kthyer në buzë të humnerës së madhe. Prandaj këtë herë ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të krijojmë shumicën më të madhe ndonjëherë për t’i dhënë Shqipërisë fuqinë më të madhe ndonjëherë për të negociuar marrëveshjen me Europën dhe për t’i çuar një mesazh shumë të qartë të gjithë atyre burrave dhe grave që vijnë si udhëheqës të Europës më 16 maj në Tiranë: Ne populli shqiptar me një zë vendosmërisht duam që të jemi pjesë e familjes së bashkuar europiane dhe duam tani. Nuk presim më!”.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›